7 Keshilla per kujdesin e fytyres

7 Keshilla per kujdesin e fytyres

Shendeti i lekures, eshte nje problematikat mes te cilet pacientet vijne prane klinikes tone.

Perpara se te flasim rreth 7 keshillave per te pasur nje fytyre te shendetshme, ju duhet te kuptoni se cfare tipologji lekure keni.

Ja si te dallojme tipologjite e lekures:

  • Lekure normale eshte e pa ndjeshme ndaj diellit, dhe nuk preket as nga yndyra apo nga thatesia. Eshte normale dhe nuk ka tendence akneike. Nuk eshte aspak sensitive.
  • Lekure e yndyrshme, eshte lekure e cila shkelqen ne zonen e faqeve, ballit, hundes dhe mjekres. Gjithashtu eshte shume e rreshkiteshme
  • Lekure e thate, nuk ka shkelqim, apo nuk eshte e rreshkitshme. Shpesh eshte e krisur, e ashper apo kruhet.
  • Lekure sensitive, eshte nje lekure e cila skuqjet shpejt nga rrezet e diellit, si dhe eshte shume e ndjeshme ndaj produkteve. Shpesh skuqjet ose irritohet kur bie nen kontaktin e produkteve.
  • Lekure mikse, eshte nje lekure e cila ka pjese te yndyrshme ne nje nga zonat e lekures, por ne te njejten kohe eshte e ashper.

Shpesh njerezit nuk e kuptojne tipologjine e lekures se tyre, dhe kjo sjell problematika si akne, irritime, skuqje etj, duke perdorur produktet e gabuara. Te kuptosh tipologjine e lekures eshte thelbi kryesor per t’u kujdesur per lekuren tuaj.

Ja 7 keshilla te cilat ne ua keshillojme per te pasur nje lekure te shendetshme:

  • Vendos kremin mbrojtjes 50+ cdo dite te vitit. Kremi me faktor mbrojtjes 50+, nuk eshte nje krem i cili duhet te perdoret vetem pergjate stines se Veres. Duhet te perdoret pergjate gjithe vitit, sepse lekura eshte nen ekspozimin e diellit. Kremi me faktor mbrojtjes, ju mbron nga rrezet UVB dhe UVA, te cilat sjellin demtime te lekures, deri ne kancerin e lekures. Shpesh ju formohen shenja dielli, apo jeni te riskuar dhe ndaj plakjes se hershme. Kremi me faktor mbrojtjes duhet te perdoret per te gjitha tipologjite e lekures.
  • Zgjidh produkte per tipologjine e lekures tende. Sic e permenda pak me lart, eshte shume e rendesishme qe produktet te jene efikase per tipologjine e lekures, sepse nqs nuk jane, mund te sjellin rezultatin e kundert.
  • Mos perdor shume produkte. Eshte e rendesishme qe te gjesh produktet te cilat jane efikase, dhe nuk ju sjellin demtim ne lekures tuaj. Nuk duhet t’i ndrroni shpesh, apo te jeni duke perdorur shume produkte te ndryshme. Perdorimi i shume produkteve mund te sjelle irritime, apo skuqje ne lekuren tuaj.
  • Mos fli me makeup. Cdo produkt makeup qe ju perdorini ne lekuren tuaj, permban kimikate, dhe te flesh me to mund te sjelli demtime si akne, irritime apo skuqje, te cilat mund te duan nje trajtim te thelle.
  • Vendos krem hidratant perpara se te vendosesh makeup. Lekura ka nevoje per nje mbrojtje perpara se te vendosni produktet e makeup, ne menyre qe te minimizoj demtimet qe makeup mund te sjelle duke depertuar ne menyre direkte me lekuren.
  • Mos e prek fytyren me duar. Duart jane nje kontakt paresor me papastertite, dhe sa here qe ju e prekni, transmetoni papasterti ne lekuren tuaj. Gjithashtu duke e perkur fytyren shpesh me duar, ju shtoni yndyren e tepert.
  • Kontrollohu tek dermatologu. Eshte e rendesishme qe te kontrolloheni tek dermatologu juaj per cdo problematike qe lekura juaj mund te kete, per t’i dhene zgjidhjen perpara se te perballeni me problematika te tjera.

Gjej produktet per lekuren tende ketu.

entela.shkodrani

Website: